Dy nga konkurrentët e “Përputhen”, Atdheu dhe Sara zhvilluan takimin e tyre së bashku, i cili shkaktoi shumë reagime tek publiku por edhe tek konkurrentët e tjerë në studio. Dyshja u shfaqën mjaft të afërt me njëri tjetrin dhe këmbyen gjithashtu përqafime dhe puthje mes tyre dhe pse ky ishte takimi i parë për ta.
Teksa publiku i sheh si një nga çiftet e mundshme brenda emisionit, Atdheu është kapur sërish ‘mat’ jashtë programit me një vajzë, e cila gjithashtu nuk është e panjohur për publikun. Bëhet fjalë për Generdën, që u bë e njohur nga spektakli ‘konkurrent’ i dashurisë në Tv Klan, ‘Love Story’.
Vajza ishte konkurrente pretendente për zemrën e Saimirit dhe shkoi deri në finale, mirëpo mesa duket kjo nuk e ka penguar që të zhvillojë takime jashtë programit, ashtu sikurse ka vepruar edhe Atdheu.
Me dorën në qafë dhe kokën mbështetur tek Generda, Atdheu u shfaq tejet i buzëqeshur. Kjo nuk është hera e parë që në rrjet publikohen skandale të tilla.