Krahas muzikës, në titujt e rubrikës rozë emri i këngëtares, Fjolla Morina, është lakuar edhe për jetën e saj private.Ndarja nga bashkëshorti i parë, me të cilin ka një vajzë, ishte pikënisja e interesimit medial për Fjollën. Po ashtu, lidhja e saj e dështuar nga ku ka një vajzë tjetër, e më pas skandalet e rrahjet me ish të dashurin e saj. Por, kur mendoi se i qeshi fati në lidhjen e re me Fisnik Sylën, biznesmenin 12 vjet më të ri se ajo në moshë, Fjollës i ndodhi e papritura.Ajo u arrestua në kufirin Kosovë-Shqipëri, për armë mbajtje pa leje, duke u dënuar me 6 vjet burgim.
https://www.instagram.com/p/CM4sDCFJMx-/?utm_source=ig_embed
Por, Fjolla është arratisur, duke bërë që për të lëshohet edhe një flet/arrest ndërkombëtar. Kjo gjë bëri që këngëtarja për një kohë të ‘zhduket’ edhe nga Instagrami, duke u rikthyer sërish.Mirëpo, të rejat e saj nuk ndalojnë me kaq. Burime të sigurta të Syrinet Kosova, bëjnë me dije që martesa që Fjolla ka pasur në Maldive me Fisnikun, ka dështuar.Pra, sipas burimeve, Fjolla dhe Fisniku janë ndarë, ani pse në rrjetet sociale të tyre vazhdojnë të figurojnë videot e foto nga dasma superluksoze në këtë ishull.Duke mos mjaftuar me kaq, bëhet e ditur që Fjolla ka abortuar fëmijën, duke qenë se tashmë ish-bashkëshorti i saj ka përfunduar në borxhe.Deri më tani, çifti nuk e kanë bërë asnjë deklarim publik, thjeshtë po rrinë në hije, të heshtur.