Mbrëmjen e së Premtes, shikuesit dhe taksapaguesit shqiptar patën mundësinë që të ndiqnin në Top Channel, llotarinë e kuponit tatimor. Një shorte i organizuar nga Ministria e Financave për të shtyrë blerësit që të tërhiqnin kuponin tatimor, ku sa më shumë kupona të dorëzoheshin aq më shumë shanse kishte për të fituar një nga disa çmimet me shuma monetare.
Në fakt të gjithë u zgënjyen nga ky shorte. Ndryshe nga ç’njoftohej në TCH shorteu ishte i xhiruar paraditen e së Premtes duke e bërë të planifikuar të gjithë aktivitetin. Ka qënë kryredaktori i televizionit ekonomik “Scan” Dorian Koça, ai që e ka denoncuar këtë gjë me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook.
“Llotaria e kuponëve tatimorë, një farsë e vërtetë që iu parketua dhe iu shit me pompozitet shqiptarëve, nën dirigjimin perfekt të Ministrisë së Financave. Së pari, shorteu duhet të ishte direkt, (sipas njoftimit zyrtar), por e gjithë kjo farsë u regjistrua nga TCH, paraditen e sotme në ambientet e MF-së. Së dyti shpalljen e qindra fituesve në më pak se 5 min (çmimet e mëdha edhe me emra që publikoheshin përpara leximit të spikeres, do ta kishin zili edhe shtete që lotaritë kombëtare i zhvillojnë prej disa dekadash.)”- shkruan ndër të tjera Koça.
Nëse kjo gjë është e vërtetë, ky është zhgënjimi i rradhës që vjen nga ky televizion, i cili në vend që ta luftojë korrupsionin e shtyn më shumë atë.
InfoMedia Albania | Ndalohet rreptësisht kopjimi i këtij materiali pa autorizim nga redaksia.