Vetëm pak minuta nga përfundimi i performancave të 12 këngëtarëve të natës së dytë gjysëmfinale të Fest 55 atmosfera në sallën e Pallatit të Kongreseve është kthyer në një arenë të zbrasët.
Pjesa më e madhe e publikut që ishte i pranishëm ka braktisur sallën duke mos pritur kështu as shpalljen e 14 finalistëve.
Në fotot e dërguara në redaksinë tonë duket qartë interesi që spektatorët kanë treguar ndaj këtij edicioni që padyshim përveç tymit nuk ndezi asgjë nga çpritej.