Moderatori i njohur i Top Channel, Ledion Liço, i cili merr mesatarisht një rrogë mujore prej 4 milionë e 200 mijë lekësh, prej dhjetë vitesh vjedh shtetin.
Një deklaratë e fortë publike e gazetarit Bledi Mane, i vetë shpallur si “Armiku Publik”, në emër të prezantuesit më të përfolur të Top Channel. Sipas publikimit të tij në profilin facebook, i shoqëruar edhe me foton e shtëpise ku banon Ledion Liço, ky i fundit prej dhjetë vitesh nuk paguan energjinë elektrike.
Ja se çfarë shkruan Blendi Mane:
E TURPSHME PËR NJË ERSEKAR SI TY LEDION LIÇO!
Kjo shtepi eshte ndertuar si fillimi ilegalisht ne rrugen “Teki Selenica” ne periferine lindore te Tiranes. Me pas te zoterit e saj filluan procesin e legalizimit. Banesa eshte prone e Besnik, Shpresa Liços si edhe e kater femijeve te tyre. Nuk eshte ndonje shtepi e bukur apo e famshme si ajo e Big Brother-it te Top Channel por brenda kesaj shtepia periferike jeton prezantuesi i fundit i Big Brother,ylli me shkelqim te sforcuar Ledion Liço. Kjo shtepi ka 10 vjet qe vjedh e nuk paguan energjine elektrike. Ka 10 vjet kjo shtepi qe abuzon dhe grabit pronen publike. Ka 10 vjet qe tallet me mijera abonente korrekte anembane Shqiperise duke u bere karshillek. Dhe turpi e mekati dhjetefishohen kur mendon se Ledjon Liço keto dhjete vjet eshte paguar nga Top Channel me nje page mujore mesatare 4 milione e 200 mije leke e nderkohe ka hezituar te paguaje faturen 120 mije lekeshe te energjisë. Shko urgjent shlyej detyrimet Ledion, kerko urgjent falje publike e me pas kerko te behesh drejtor televizioni. Edhe hajdut edhe drejtor sikur nuk shkon o ersekari Ledion Liço!