Endri Misku është njëri nga konkurrentët e këtij sezoni të ‘’Për’puthen’’.
Djaloshi i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është komplimentuar shumë shpesh për sinqeritetin dhe humorin e tij.
Në një rrëfim të bërë së fundmi në kanalin e tij në ‘’Youtube’’ ai ka zbuluar një ngjarje skandaloze ku akuzon dy nga vajzat e programit se i ngritën kurth.
Bëhet fjalë për Adën dhe Tolen, që sipas tij me datën 30 dhjetor, i ngritën kurth me dy miqtë e tyre.
Endri mendon se i kanë ngritur kurth pasi e çuan në një lokal pa njerëz në Durrës dhe se shokët e tyre po e provokonin gjatë gjithë kohës.
Kur njëri po kërcente me Tolën ai po rrinte në Instagram dhe personi mendoi se ai po i bënte video e foto dhe sipas Endrit kur ky shkoi për sqarim ai iu sul.
Endri tregoi që i ka rrahur dy shokët dhe ai donte ta ndiqte çështjen më tej por sipas tij
Tola me Adën mundoheshin të mbronin dy djemtë dhe i luteshin të mos i tregonte policisë dhe mjekve në spital. Ai rrëfeu se policëve që e panë i tha se nuk donte të bënte denoncim dhe se policët e mbajtën 5 orë.
Sipas Endrit fakti që po e tregon këtë histori në kanalin e tij në YouTube është sepse gjatë përleshjes dy djemtë i kanë marrë zinxhirin prej floriri të dhuruar nga mamaja e tij.
Ai i akuzon vajzat, të cilat sipas tij e ftuan vetë e nuk duan të përfshihen. Sipas Endrit Ada thotë se nuk ka parë asgjë ndërkohë gjatë gjithë kohës ishte aty, ndërsa Tola i është lutur mos ta bëj publike dhe se nuk do të përfshihet, pavarësisht se sipas tij Tola i ka thënë se zinxhiri do i kthehet.
Endri e mbyll rrëfimin duke thënë se ka screenshot-e, biseda të inçizuara dhe se do të shkoj në polici.