Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është përplasur me gazetaren, Zamira Koleci. Të dyja, të ftuara në emisionin “Log”, janë përplasur lidhur me pasojat e protestave të shkaktuara nga protestat për vrasjen e Klodian Rashës.
Koleci është ankuar për dëmet e shkaktuara në qytet, ndërsa Kryemadhi i është kundërpërgjigjur ashpër.
PJESË NGA BISEDA:
Zamira Koleci: Tek lagjia ime s’ka semafor.
Monika Kryemadhi: Mos gënje.
Zamira Koleci: Kujt i thua ti gënjen moj?
Monika Kryemadhi: Nëse ti nuk kupton elektricitenin. Pas emisionit shkojmë bashkë atje. Nëse nuk e thyen lali Eri, sa jemi këtu.