Mbaron afati i masave kufizuese anti-COVID-19 në Shqipëri. Dje ishte dita e fundit kur shqiptarët u futen në karantinë në orën 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit. Fasha orare ishte vendosur që të ishte aktive deri më 4 janar (sot) dhe më pas ora policore do të kthehej si më parë deri në orën 22:00.
Megjithatë sot pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalë në një konferencë për mediat ku do të njoftojë rregullat e reja anti-covid. Nuk dihet nëse do të qëndrojnë në fuqi masat e tanishme, të cilat janë vendosur në datën 24 dhjetor, apo do të ketë një shtrëgim apo lirim masash.
Vlen të theksohet se numri i personave të prekur dhe viktimat nga COVID në vend sa vijnë e ulen, duke shtuar mundësitë se mund të ketë një lirim masash. Po ashtu edhe studimi i Akademisë së Shkencave bëri me dije se të paktën 50% e popullatës së Tiranës e ka kaluar pandeminë duke fituar imunitet. Gjithsesi, na mbetet të presim deklaratën zyrtare.