Loredana ishte pjesë e eventit të mbajtur nga Noizy pak ditë më parë, ku ishin të pranishëm kolegët dhe miqtë e tij më të ngushtë. Gjatë një interviste të shkurtër për Prive, Loredana foli më shumë për marrëdhënien me Noizy-n, duke sqaruar se janë miq shumë të mirë dhe janë njohur përmes Blerim Destanit. E pyetur se sa do të paguhej në koncertin e Noizy-t, ajo tha se do të performojë pa pagesë.
Ndërkohë kuriozitet të madh ka edhe për jetën private të Loredanës, e cila u shpreh e hapur për një martesë tjetër dhe për një fëmijë të dytë. Megjithatë, ajo mohoi të jetë në një lidhje aktualisht.
“Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje,” -tha këngëtarja. Pak kohë më parë, Loredana sqaroi se nuk ka më asnjë kontakt me Mozzik, megjithatë ai është një baba i pranishëm në jetën e vajzës së tyre Hanës dhe takimet e tyre bëhen përmes motrës së reperes.