Ka një interes të veçantë për serialin e ri të History (The History Channel), me tutullin Six, që ka për protagonist Walton Goggins (Justified, Sons of Anarchy dhe në kinema, The Hateful Eight). Më në fund, premiera e sezonit të parë ka një datë zyrtare: 18 janar 2017. Përpos datës së shfaqjes produksioni ka publikuar edhe foton e parë të protagonistëve.
Seriali Six, i përbërë nga 8 episode, është i bazuar në një histori të vërtetë dhe ndjek misionin e anëtarëve të Navy SEAL Team Six, detyra e të cilëve është eliminimi i një udhëheqësi taleban në Afganistan.Misioni do të bëhet edhe më i vështirë kur ata zbulojnë se një qytetarë amerikan është bashkëpuntorë me terroristët.
Episodi i parë nis me prezantimin e liderit të Six, Richard “Rip” Taggart (Goggins) i cili detyrohet të marrë një vendim shumë të vështirë gjatë qendrimit të tij në Afganistan. Dy vite me pas, Rip kapet nga Boko Haram, grup ekstremist islamik në Nigeri dhe do të jenë pikërisht ish kolegët e tij që i vijnë në ndihmë për ta shpëtuar. Përkrah Goggins, në rolet e komponentëve të tjerë të Six, gjejmë Jaylen Moore (Homeland), Kyle Schmid (Copper), Barry Sloane (Revenge), Juan Pablo Raba (Narcos), Edwin Hodge (Chicago Fire) dhe Donny Boaz (The Great Debaters).
Gjithashtu në cast gjejmë Dominic Adams (Devious Maids), Brianne Davis (Jarhead), Nadine Velazquez (Flight) dhe Nondumiso Tembe (True Blood).