Situatë e qetë në kryeqytet, ndërsa pritet të nisë protesta e radhës. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se pranë ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera apo edhe në rrugë ka efektivë policie të Komisariateve.
Rreth orës 17:50 kryeministri Edi Rama ka lënë zyrën e tij dhe eskorta ka marrë drejtimin për nga sheshi “Nënë Tereza”. Kjo është protesta e gjashtë e nisur si revoltë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Gjatë këtyre 5 ditëve ka pasur përplasje mes protestuesve, kryesisht të rinj dhe forcave të policisë. Protestuesit kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore, ndërsa policia është përgjigjur me kundragaz. Policia ka proceduar qindra persona dhe të tjerë të arrestuar.