Sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, Ardit Gjebrea nuk i ka mbajtur dot të qeshurat duke i dalë situata nga kontrolli. Siç shprehet kjo nuk i ka ndodhur në 9 vite dhe shkak u bë mënyra sesi fliste Hairiu, një zotëri që ishte ftuar në gjyq për një çështje prone.
Hairiu kishte shitur një pronë dhe i kërkohen paratë, por ai thotë se nuk ka çfarë të japë.
“Me paratë e tij unë mbylla hallet e mia”-tha Hairiu ndërsa Arditi ja plasi të qeshurës.
“Po hallet e tij kush i lan?”-iu drejtua Eni Çobani.
“Tani hallet e tij i mbyll ajo toka që është në vend, burri luan, toka nuk luan. Sa ka ngrënë ajo tokë dhe do hajë”-u përgjigj Hairiu duke shkaktuar sërish të qeshura.
“Nuk nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë”-tha Arditi duke i kërkuar ndjesë për publikut.