Italia është duke kaluar një situatë delikate për shkak të përhapjes së koronavirusit në të gjithë shtetin, gjë e cila ka ndikuar masivisht në të gjitha kompanitë duke bërë që dhe të ardhurat për reklamat të ulen.
Për shkak të kësaj, Qeveria Italiane lancoi një plan masash që të lehtësojnë gjëndjen financiare të industrisë, duke i mundësuar heqjen e taksës në masën 30% për reklamat për vitin 2020 për gazetat dhe mediat online përveç televizioneve dhe stacioneve radio.
Fabrizio Carotti, drejtues i Federatës së Publikuesëve të Gazetave në Itali (FIEG) në një intervistë për El Pais është shprehur se reklamat janë zhdukur nga gazetat. “Shumica e produkteve që reklamoheshin nuk mund të shiten dhe të gjitha eventet janë anulluar”, dukeshtuar që të ardhurat nga reklamat të bien 25-30% në gjysmën e vitit.
Qeveria Italiane gjithashtu përfshiu gazetat në kategorinë e të cilave do të ketë shkurtim për taksat në kosto mbi 4.000 euro si qeraja, energjia, telefoni, interneti dhe shërbimet postare.
Kioskat, së bashku me bizneset ushqimore dhe farmacitë janë ato pak institucione që mbesin të hapura në të gjithë Italinë sepse qeveria i konsideron gazetat dhe revistat si një domosdoshmëri themelore që garanton të drejtën e informacionit. Ndërkaq në Shqipëri, organizatat mediatike dhe televizionet janë duke bërë apel ndaj Qeverisë për t’i lehtësuar mediat si pasojë e situatës./IMA/