Në emisionin “Të Paekspozuarit” mbrëmjen e djeshme është folur mbi Bashkimin Europian dhe median e lirë, por ka ndodhur edhe një debat i ashpër mes të ftuarve. Tensionet janë rritur kur Henri Çili dhe Andi Bushati kanë devijuar nga tema për të cilën ishin ftuar dhe kanë kaluar në një sherr që ka agravuar deri në fyerje personale mes njëri-tjetrit. Sigurisht, kur ndodhesh në një panel të ftuarish e për të folur në lidhje me politikën ka edhe mendime të kundërta, por këtë herë situata ka dalë jashtë kontrollit. (Minuti 52′)
Bushati: Ti hoqe Zhejin dhe Alfred Lelën, kur vendose t’i shërbeje Edi Ramës.
Çili: U mërzite me Fatos Nanon sepse të nxorri nga lokali…
Bushati: Njerëzit qeshin me ty sepse thua se çdo 4 vjet duhet të fitojë Kryeministri që më bën punë mua. Mua më vjen keq që njerëzit qeshin me ty. Ti je me Berishën në 21-janar dhe je me Ramën për kanabisin.
Çili: Ke financimet e tua okulte…
Bushati: Unë nuk kam as borxhe në banka, as jetën nuk e kam false dhe as nuk fsheh jetën time. Po pate turp për atë që je, unë nuk do dilja në TV. /Blitz.al/