Pavarësisht nëse po organizoheni për pushimet tuaja të ardhshme, apo jeni ende duke udhëtuar tërthorazi gjatë pandemisë së Covid-19, ky proces planifikimi është gjithnjë argëtues, duke parë ide dhe duke lexuar për çdo vend që dëshironi të vizitoni një ditë.
Ndërkohë që udhëtimet kanë nisur të kthehen ngadalë, njerëzit që udhëtojnë informohen për gjithçka, nga kërkesat për vaksinim apo testet, te vënia e maskës dhe distancimit social që vijojnë të jenë normaliteti i ri.
Prej shumë kohësh, Instagram është një burim frymëzimi për pushimet, mbi të gjitha për millennials dhe brezat më të rinj, që i drejtohen platformës së famshme të rrjetit social për ide udhëtimi. Shoqëria britanike krijuese Design Bundles analizoi së fundi se sa herë 145 vendet më të famshme, trashëgimi botërore e UNESCO-s, janë tagg-uar në Instagram dhe si rezultat ka përpiluar një renditje.
Më poshtë është një tablo e rezultateve për 30 vendet më të njohura në botë të trashëgimisë botërore të UNESCO-s , sipas përdoruesve të Instagram.
1. Qendra historike e Romës në Itali, me 61.244.436 postime.
2. Rio de Zhaneiro në Brazil, 45.039.569 postime
3. Venecia dhe laguna e saj në Itali, 25.755.922 postime
4. Kiev në Ukrainë, me 21.914.502 postime
5. Qendra historike e Firences në Itali, 21.516.815 postime
6. Qendra historike e Pragës në Republikën Çeke, 17.731.077 postime
7. Budapest në Hungari, 14.665.910 postime
8. Brazilia në Brazil, 13.277.931 postime
9. Qendra e Shën Peterburgut në Rusi, 11.987.336 postime
10. Quito, Ekuador, 9.854.551 postime
11. Qyteti i vjetër i Edimburgut në Skoci, Mbretëri e Bashkuar, 9.779.579 postime
12. Qendra historike e Lionin në Francë, 9.400.931 postime
13. Verona, Itali, 5.661.681 postime
14. Rabat, Marok, 4.629.743 postime
15. Yosemite National Park në Kalifornia, SHBA, 4.611.905 postime
16. Grand Canyon National Park në Arizona, SHBA, 4.021.300 postime
17. Havana e Vjetër dhe fortifikimet e saj në Kubë, 4.017.138 postime
18. Bali, Indonezi, 3.985.530 postime
19. Katedralja e Notre Dame në Paris, Francë, 3.787.550 postime
20. Veprat e Antoni Gaudí në Barcelonë, Spanjë, 3.451.098 postime
21. Qendra historike e Luksemburgut në Luksemburg, 3.450.869 postime
22. Qendra historike e Salsburgut në Austri, 3.195.863 postime
23. Parku kombëtar i Göreme në Turqi, 3.009.297 postime
24. Parqet kanadeze të Maleve Shkëmbore në Kanada, 2,996,880 postime
25. Parku kombëtar i Yellowstone në Wyoming, SHBA, 2.832.668 postime
26. Antigua në Guatemala, 2.765.980 postime
27. Qyteti i vjetër i Dubrovnikut në Kroaci, 2.637.398 postime
28. Dorset dhe Bregu i Devonit Lindor në Angli, Mbretëri e Bashkuar, 2,629,228 postime
29. Dolomitet në Itali, 2.532.349 postime
30. Jungfrau-Aletsch në Alpet zvicerane, Zvicër, 2.261.394 postime.
Këtë vit, ekipi i Design Bundles vuri re se 10 vende kanë numrin më të madh të siteve të trashëgimisë botërore të UNESCO – Italia, 58; Kina, 56; Gjermania, 51; Franca dhe Spanja 49 secila; India 40; Meksika 35; Mbretëria e Bashkuar, 33; Rusia 30 dhe Irani, 26 – duke u dhënë udhëtarëve opsione interesante për udhëtimet e tyre të ardhshme.
Çdo vend në top 10 renditet si trashëgimi kulturore e UNESCO-s, gjë që do të thotë se është shtëpia e një ndërthurje ndërtesash historike, vepra dhe skulptura të famshme apo tërheqje të tjera arkeologjike të rëndësishme.
Disa vende të cilësuara si site natyrore – Grand Canyon National Park, Parku Kombëtar Yosemite, Parqet Kanadeze të Maleve Shkëmbore, Parku Kombëtar i Yellowstone, Dorset dhe Bregu i Devonit Lindor, Dolomitet dhe rajoni Jungfrau-Aletsch në Alpet Zvicerane, gjithashtu u ngjitën në “top 30”, ashtu si Parku Kombëtar i Göreme, i cilësuar si një sit i njohur për ndërthurjen e veçorive natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu.