Kanë kaluar vetëm tre ditë që nga publikimi i trailerit dhe “Little Mermaid” ka mbledhur rreth 2 milionë ‘dislikes (mospëlqime)”
Numri i mospëlqimeve po vinte gjithnjë e në rritje, duke e detyrar kështu platformën “Youtube” të fshehë numrin e saktë të këtyre reagimeve, që përdoruesit të mos i shikojnë.
Traileri i The Little Mermaid u publikua nga Disney në kongresin e fansave të D23 Expo këtë fundjavë me shumë emocione dhe bujë, por brenda vetëm tre ditësh kjo zhurmë u eklipsua. Që nga e marta në mbrëmje, trailer kishte më shumë se 1.5 milion mospëlqime në YouTube.