Singapori do t’i ofrojë një pagesë paraprake prindërve që tentojnë për të lindur fëmijë, gjatë periudhës së koronavirusit.
Zv. kryeministri i vendit tha se masa nxitëse kërkon të qetësojë prindërit në pritje nga presionet financiare të pandemisë dhe frikën e humbjes së vendit të punës.
“Kemi mësuar se pandemia e Covid-19 i ka shkaktuar atyre që dëshirojnë të bëhen prindër, të shtyjnë planet e prindërimit. Kjo është plotësisht e kuptueshme, veçanërisht me pasigurinë për të ardhurat e tyre”, tha Heng Swee Keat dje në parlament.
Heng shtoi se pagesa paraprake do të ndihmojë me shpenzimet, pa saktësuar se cila do të jetë shuma e dhënë.
Megjithë reagimin pozitiv të sistemit shëndetësor ndaj pandemisë, ekonomia e Singaporit ka rënë në recesion.
GDP u tkurr me 12.6 përqind në tremujorin e dytë në krahasim me një vit më parë. Por Singapori ka gjithashtu një nga përqindjet më të vogla të lindjeve në botë, një statistikë të cilen shumë qeveri janë përpjekur të ndryshojnë gjatë viteve.
Masa e fertilitetit është vetëm 1.14 lindje për çdo grua, sipas statistikave kombëtare.
Për një vend që kërkon të popullohet, përqindja e lindjeve duhet të jetë të paktën 2.1 bebe për çdo grua të aftë për të lindur.