Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, do të bëheshin prindër për herë të dytë. Lajm për të cilin reagoi vetë këngëtari dhe tha, me fjalë të thjeshta, se nuk është e vërtetë.
Megjithatë, pavarësisht këtij reagimi, e vërteta është se Sinani dhe bashkëshortja do të bëhen prindër për herë të dytë. Burime për “News31” kanë konfirmuar se Andrra është vërtetë në pritje të ëmbël dhe do të sërish nënë së shpejti.
Nuk dihet përse çifti, apo vetëm Sinani, vendosën ta mohojnë lajmin fillimmisht. Ndoshta donin ta bënin publike pak më vonë ose kishin pregatitur ndonjë surprizë për ndjekësit dhe fansat, por gjithsesi ja tek e keni.
Kujtojmë se ata janë gjithashtu prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Ansi.