Simona Ventura, prezantuesja e njohur e televizionit italian duket se do të rikthehet medias gjeneraliste në një tjetër rol, atë konkurentes të një prej reality-ve që drejtoi për 8-të edicione në Rai 2 dhe i dha asaj famën e suksesit.
Sipas Tremenza.it është e konfirmuar se Super Simo do të jetë një nga konkurentet Big të reality show-t që prej vitit të kaluar transmetohet në Canale 5 dhe drejtohet nga prezantuesja e njohur e Mediaset Alessia Marcuzzi. Formati arriti shifra rekord audience sezonin e kaluar dhe do të vij së shpejti me edicionin e ri, ku emra të tjerë vip po flitet se do të jenë Pamela Prati, Enrico Papi, Monica Setta, Matteo Cambi etj.
Simona Ventura në vitin 2012 braktisi Rai-n për të vazhduar karrierën e saj në Sky Italia, ku për dy vite ishte pjesë e XFactor Italia në rolin e gjyqtares. Më pas karriera e saj shënoi rrënie me dalje të pakta në televizion. Vendimi i saj për t’u larguar nga televizioni gjeneralist nuk u prit mirë nga drejtuesit të cilët në një farë mënyre i kthyen krahët asaj kohe. Sëfundmi ajo u bë pjesë e Agon Channel Italia ku drejtoi reality-n Leyton Orient.
Rikthimi në ekran i Simona Venturas në Canale 5 me “L’Isola…” duket se nuk do të jetë i vetmi për të, pasi flitet se asaj do t’i besohet edhe prezantimi i “Grande Fratello Vip”, që pritet të nis në muajt në vazhdim.