Simon Cowell, producent i disa prej spektakleve më popullore në botë si “X Factor”, ka shprehur dëshirën që këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, të jëtë anëtarja e ardhshme e Jurisë së X Factor në Britani.
Cowell dëshiron ti “rrëmbejë” një yll muzikor spektaklit rival “The Voice”, ku Rita Ora është një nga mentoret e konkurrentëve në spektakël.
Por shefave të kompanisë mediatike që relizon spektaklin “ITV” nuk u pëlqen ideja e futjes në juri të një personazhi që tashmë është shfaqur në një tjetër reality show.
Thashethemet brënda kompanisë mediatike njoftojnë për një debat të madh midis Cowell dhe shefave.
Ai po përpiqet ti bindë ata se Rita është një imazh që nuk konsumohet lehtë në industrine e show-biznesit e se ajo do të jetë një vlerë e shtuar për “X FACTOR”.
Marre nga shqiptarja.com