Rovena Dilo flet për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj. Këngëtarja ishte e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, ku gjatë intervistës me Ardit Gjebrean foli për lidhjen e saj dhe më pas ndarjen me balerinin 15 vite më të ri.
Ajo u pyet nga Arditi se çfarë e tërhoqi më shumë tek i dashuri i saj 15 vjet më i ri.
“Rinia është një aset shumë i bukur, por bota është e mbushur me të rinj. Padiskutim që nuk është vetëm rinia, por talenti, fuqia krijuese dhe origjinalitet në një artist janë mahnitëse”- ka thënë Rovena.
Më pas këngtarja është pyetur nëse është penduar për ndonjë humbje në dashuri dhe ajo është përgjigjur jo, por në përgjithësi nuk pendohet. Rovena është shprehur se i vjen keq për diçka.
“Nuk e di, por do të më vinte mirë sikur ato 15 vitet të mos ishin aq por 7 psh dhe do të ishte më e lehtë, mnarrëdhënia do të ishte më jetëgjatë”- tha këgëtarja shqiptare.
Këngëtarja e njohur Rovena Dilo dhe i dashuri i saj balerin 15 vjet më i ri i dhanë fund marrëdhënies së tyre 4 vjecare 1 vit më parë. Për momentin këngëtarja ka deklaruar se është vetëm.