Pak javë më parë nga “The Voice” u pushua nga puna autorja e programit, Zefina Hasani. Hasani hoqi dorë pasi sipas saj i ftuari special, Ledri Vula nuk ishte në nivelin e duhur për të kënduar në skenën e këtij talent show.
Por mentori Sidrit Bejleri nuk ka harruar ta falenderojë Hasanin në këtë finale të edicionit të pestë të “The voice”. “Sot dua të falenderojë edhe autoren Zefina Hasani, sepse të gjithë bashkë i dimë vështirësitë e këtij programi. Nuk di çfarë të them tjetër por nëse do të hapnit një program për azil pleqsh unë mund të punoja aty”, ka thënë me humor Sidrit Bejleri.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i moderatorit Ledion Liço, i cili ka thënë se “Zefina pa punë është tani, mund ta bënte një program të tillë”.