Nata finale e Fest 56 u mbyll me fitoren e Eugent Bushpepës dhe qindra komente nga eurofansat në rrjete sociale kryesisht në Twitter.
Më në fund, juria nuk zhgënjeu. Ishin të shumta komentet mbi prezantimin, performancat midis këngëve, madje dhe sponsorët dhe reklamat e festivalit.
Një gjë është e sigurt, që të gjithë fansat e Eurovision e kanë mirëpritur këngën fituese dhe duke shpresuar që të mos ndryshohet teksti e të mbetet në gjuhën shqipe, i urojmë suksese Eugentit dhe përfaqësimit tonë premtues në festivalin e ardhshëm. #MerryFikmas