Shembja e godinës së Teatrit u shoqërua me protestë edhe ditë e sotme. Aty ku nuk munguan qytetarë, aktivistë e artistë, postimet në rrjet kanë qenë të shumta.
Fatma Haxhialiu ka ndarë një moment prekës, ku regjisorja Elma Doresi i dhuron një përqafim Mehdi Malkës. Një video, ku në pak sekond përcillen shumë emocione. I tillë ka qenë dhe shkrimi i Fatmës, e cila ka përshkruar situatën aktuale, nëpërmjet Malkës dhe Doresit.
View this post on Instagram
E takova sot ne mengjes artistin zemerflori, njeriun e urte e fisnik Mehdi Malkaj. Jemi ne lagje bashke dhe pershendetemi me shume dashuri dhe respekt, se e dua njeriun e bukur qe eshte. Me syte ulur njelloj si kur takohesh te nesermen e mortit dhe nuk ke guxim ta pyesesh ate qe ka humbur njeriun e dashur e pyeta me gjysem zeri; – Si te kam artist? Me vjen keq… Shpertheu ne lot, ne mes te rruges, njejte si ne kete perqafim me Elmen… E ca t’i thuash dikujt qe ka humbur nje pjese te vetes dhe nje “njeri” te dashur. -Ata nuk e rrezuan o zemer, nuk prishen Teatrin, e çkyen, naten si hijenat. Mua me dhemb shpirti pse e çkyen ashtu, Teatri nuk e meritonte, ne nuk e meritonim kete humbje me kaq shume dhimbje… me tha duke qare me denese… Ika e perlotur dhe u perlota serish me perqafimin e dy artisteve ne videon e @elmadoresi Artistet sot nuk vajtojne thjesht nje godine qe iku, vajtojne menyren e pabese, te dhimbshme dhe te shemtuar. Vajtojne e mbajne zi per menyren arrogante si u trajtuan ata dhe Teatri i tyre, per pafuqine perballe gjemes…per neperkembjen dhe trajtimin pa dinjitet. Shija e keqe dhe pamjet e çkyerjes se “njeriut” te tyre te dashur, nuk ka kulle apo Teater lare ne flori qe t’i zhbej… Dinjitet…respekt…kaq kerkuan per veten dhe skenen e tyre te shenjte…as kaq nuk e moren dot!!! E c’ka ngelur me per te thene, e per t’i ngushelluar…
A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on May 18, 2020 at 10:32am PDT