Arav ka takim me prindër në shkollë por ai nuk dëshiron të shkojë. Shital i thotë se ai duhet të shkojë. Arav thotë se do shkojë por vetëm nëse ajo i tregon kush është babai i tij. Shital i thotë se ajo është mama dhe baba për të. Arav nxehet dhe i bërtet Shitalit. Ai i thotë se ajo i kishte premtuar se do e takonte me babain kur të ishin në Deli. Arav largohet me nerva. Kushi shkon tek Arav dhe i kërkon ndihmë që të mbjellë lulet. Arav e ndihmon ndërsa Shital shkon tek ai dhe i kërkon falje. Edhe Arav i kërkon falje dhe i lutet ta takojë vetëm një herë babain e tij. Shital pranon dhe i thotë se nesër do takohen me të në një lokal. Arav gëzohet. Shital i kërkon falje Kushit dhe Arnavit për sjelljen e Aravit shkruan revistawho. Arnav i thotë Shitalit se ajo duhet t’i tregojë Aravit për babain sepse tashmë ai është i rritur për ta përballuar.
Shital thotë se nuk mundet t’i tregojë Aravit pasi do prishte lumturinë e të tjerëve. Ditën tjetër Arav bëhet gati që të takohet me babain dhe është shumë i lumtur. Shital vjen dhe i thotë atij të bëhet gati për shkollë. Arav nxehet dhe i thotë se nuk do shkojë në shkollë por do takojë babain. Ai qan pasi Shital e gënjeu dhe largohet. Kushi dyshon se Shital nuk do që t’i tregojë Aravit që Arnav është babai i tij.
Shitalin e marrin në telefon nga shkolla dhe i thonë se Arav nuk ka shkuar. Shital me Arnavin dhe Kushin dalin të kërkojnë në rrugë.Të gjithë janë të shqetësuar.
Arav është ulur në një lokal pranë shtëpisë dhe po pret për babain. Menaxheri i thotë atij të shkojë në shtëpi. Arav largohet shkruan revistawho. Arnav me Kushin dhe Shitalin hyjnë në lokal dhe marrin vesh që Arav ka qenë atje.
Ata kërkojnë për Arnavin në një vend tjetër dhe e gjejnë të fshehur brenda nja frigoriferi. Arnav Kushi dhe Shital nuk mund t’i besojnë syve. Ata e marrin Aravin në shtëpi. Arnav i thotë Shitalit herën tjetër të bëjë kujdes çfarë i thotë fëmijës sepse Arav është shumë i ndjeshëm. Ai largohet.