Arnav i thotë gjyshes se duhet të flasin. Ata shkojnë. Ndërkohë edhe Garima mendon të shkojë të flasë me gjyshen dhe shkon atje. Arnav i thotë gjyshes: Çfarë po mundohesh të bësh? Gjyshja i thotë se është e rëndësishme që Sham të jetë këtu. Si mund të mendosh të sjellësh atë njeri të shpifur i thotë Arnav. Garima po i dëgjon e fshehur. Gjyshja i thotë Arnavit se ai mund të bëhet me nerva por nuk mund ta mohojë faktin që Anxhali mban në bark bebin e Shamit. Arnav i thotë se Sham është mashtrues dhe se nuk do e lejojë t’i afrohet Anxhalisë. Gjyshja thotë se do bëjë gjithçka që ta sjellë Shamin. Ajo largohet. Sham do që të futet në shtëpinë Raizada por Arnav ka vënë roje sigurie. Sham vishet si njëri nga muzikantët dhe futet. Të tjerët nuk e kanë mendjen dhe Sham shkon në dhomën e Anxhalisë. Ai nxjerr kutinë që kishte fshehur dhe vesh dorezat. Sham shpërndan copa xhami të thyera. Arnav ndërkohë ngacmon Kushin teksa një vajzë i vizaton dorën me këna. Kushi e bën Arnavin me këna. Ajo kërcen dhe i kërkon edhe Arnavit të kërcejë. NK dhe Akash marrin Arnavin dhe e bëjnë të kërcejë. Afër tij është Sham me grupin e muzikantëve shkruan revistawho.com. Ndërkohë Manorama merr Gariman që ta takojë me gjyshen. Sapo Arnav hedh sytë nga Sham dhe gjyshja kthehet për të parë Gariman ikin dritat. Është errësirë dhe ata nuk e shohin dot njëri tjetrin. Garima i kërkon të falur gjyshes që nuk ka ardhur në rituale por gjyshja nuk mund ta shohë atë. Dritat i ka fikur Anxhali. Sham i merr këpucët Anxhalisë. Dritat vijnë përsëri dhe gjyshja po kërkon për Gariman por ajo nuk është më aty. Të gjithë fillojnë kërcejnë përsëri. Anxhali merr në telefon Shamin dhe e pyet ku shkoi. Sham i thotë të shkojë tek ai. Anxhali kërkon për Shamin dhe sheh një hije tek dhoma e saj. Anxhali po shkon atje zbathur ndërkohë që Sham ka shpërndarë copat e thyera të xhamit./revistawho.com
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...