Sham merr dikë në telefon dhe i thotë se po vjen. Kushi dhe NK e ndjekin me makinë. NK i thotë Kushit se u tregua shumë e zgjuar që nuk po e ndjekin me makinën e tyre por me një makinë tjetër. Sham sheh nga xhami makinës se dikush po e ndjek. Ai telefonon Kushin dhe e pyet ku është.
Kushi e gënjen dhe i thotë se është me gjyshen në shtëpi. Telefonata mbyllet. Sham arrin tek vendi ku do shkonte dhe hyn brenda një ndërtese. Ai lë makinën dhe merr një makinë tjetër. Kushi kthehet në shtëpi shpejt që Sham ta gjejë aty. Ajo arrin përpara Shamit dhe fillon bisedon me gjyshen. Sham i sheh. Natën Kushi takohet me NK. Ata nuk po gjejnë dot arsyen pse Sham ndërroi makinat. Ata vendosin të kontrollojnë llogarinë bankare të Sham për të parë se kujt po i jep ai para. Ditën tjetër NK i kërkon Shamit laptopin me justifikimin se do flasë me të dashurën. Të gjithë mblidhen në tavolinë për drekën. Gjyshja pyet Kushin kur do kthehet Arnav dhe pse ai nuk ka telefonuar. Manorama thotë se Arnav mund të jetë në telashe të mëdha. Të gjithë habiten. NK kontrollon laptopin e Shamit. Gjyshja pyet përsëri se kur do vijë Arnav. Sham ndërhyn dhe thotë se Arnav duhet të jetë i zënë me punë. Sham largohet dhe merr në telefon njërin prej rrëmbyesve. Ai i thotë të blejë disa dhurata dhe t’i sjellë në shtëpi sikur i ka dërguar Arnav.
Ndërkohë rrëmbyesi i ka sjellë Arnavit ushqim. Kur rrëmbyesi largohet Arnav merr ushqimin dhe poshtë paketimit gjen një letër ku shkruhet adresa e vendit ku është sjellë porosia. Arnav kështu mund të gjejë adresën ku është. Manorama merr Kushin në dhomë dhe e pyet çfarë po ndodh. Kushi i thotë të mos shqetësohet por Manorama i bërtet dhe e pyet a është mirë Arnav.
Kushi i thotë se do i tregojë gjithçka dhe largohet. Rrëmbyesi kthehet përsëri tek vendi ku është Arnav. Ai ka sjellë një kuti me dhurata. Arnav bën sikur i ka rënë sheqeri dhe kërkon diçka të ëmbël. Rrëmbyesi shkon ta marrë. Arnav çohet merr një stilolaps dhe shkruan shpejt një letër për Kushin.
Ai e fut brenda në kuti para se të vijë rrëmbyesi. Ndërkohë NK shkon tek Kushi dhe i tregon se llogaria bankare e Shamit është mbyllur por ai i kalon lekët nga llogaria e Anxhalisë. Më pas ai kujtohet për varësen me çelës që mban Shami në qafë. Kushi ka një ide shkruan revistawho.com.
Ajo shkon tek Sham dhe i dhuron një varëse. Sham habitet. Kushi i thotë se ai e paska një varëse në qafë. Sham i thotë se do vendosë të sajën. Kushi e pyet nëse mund t’ja vendosë ajo. Sham gëzohet. Kushi i vendos varësen e saj dhe heq atë me çelës. Ajo ja merr varësen teksa Sham nuk e ka mendjen pasi është shumë i lumtur nga veprimi i Kushit.