Pasi vë Kushin në gjumë Arnav shkon tek dhoma e Anxhalisë por nuk e gjen aty dhe shqetësohet. Më pas ai shkon tek dhoma e gjyshes dhe e sheh Anxhalinë duke fjetur në prehrin e saj.
Gjyshja ja bën me shenjë të mos bëjë zhurmë. Akash kthehet në shtëpi. Pajal i thotë se ishte shumë e shqetësuar për të. Akash i thotë se donte të rrinte vetëm. Pajal mundohet ta qetësojë por Akash është me nerva që ajo ja fshehu të vërtetën e Shamit dhe fajëson atë për situatën që u krijua në familje.
Arnav i tregon gjyshes që e dinte për Sham shumë kohë para që në martesën e Akashit kur e pa Shamin dhe Kushin në tarracë. Më vonë Arnav bëhet gati për te shkuar në kompani. Kushi i sjell ilaçet dhe i thotë se ai duhet të gëzojë shëndet që të kujdeset për Anxhalinë. Arnav afrohet drejt Kushit por ajo largohet. Arnav i thotë Kushit se ka ardhur koha që ajo mos të largohet sa herë ai afrohet.
Kushi buzëqesh. Arnav largohet dhe thotë se kaq donte: një buzëqeshje në fytyrën e Kushit. Shërbëtori i thotë Kushit se Anxhali nuk ka ngrënë. Kushi e merr pjatën dhe shkon në dhomën e Anxhalisë. Anxhali thotë se do të rrijë vetëm por Kushi futet. Ajo sheh Anxhalinë duke parë fotot e Sham. Kushi i thotë Anxhalisë se e di që është e lënduar por duhet të hajë sepse Arnav mërzitet kur e sheh në këtë gjendje. Anxhali vazhdon te shohë fotot e Shamit. Kushi e pyet: “Ti do një vajzë që të sjellë lumturi në jetë apo jo?” Kushi i thotë Anxhalisë ta harrojë Shamin dhe të mendojë për fëmijën. Ajo largohet. Anxhali vë dorën tek barku dhe qan.
Arnav dhe Akash kthehen në shtëpi. Akash shkon në dhomën e Anxhalisë por nuk e gjen aty, Ai fillon ta thërrasë dhe të gjithë vihen në kërkim të Anxhalisë. Arnav kujton momentin kur Anxhali i tha se donte të rrinte vetëm. Shërbëtori thotë se e pa Anxhalinë të ikte me makinë para një ore. Arnav i bërtet pse e la të shkonte. Akash qetëson Arnavin. Arnav i thotë Akashit të qëndrojë në shtëpi pasi ai do shkojë të kërkojë Anxhalinë. Arnav arrin ta gjejë ku është Anxhali pasi shoferi i taksisë që ka hipur Anxhali i kërkon Arnavit lekët dhe thotë se Anxhali ndaloi në një spital.
Anxhali i thotë doktoreshës se nuk e do këtë fëmijë. Doktoresha e pyet çfarë i ka ndodhur. Anxhali i thotë se është mirë por nuk do ta mbajë fëmijën, Doktoresha i thotë se ajo nuk ka për ta hequr bebin dhe s’duhet të marrë vendime të nxituara. Arnav arrin në spital. Ndërkohë Anxhali i thotë doktoreshës se e ka vendosur dhe se do shkojë diku tjetër që ta heqë. Ajo largohet. Doktoresha e thërret. Arnav dëgjon doktoreshën duke thërritur Anxhalinë./revistawho.com