Kushi dyshon kur sheh gjak në këpucën e Sham. Ajo më vonë shkon në dhomën e Sham dhe merr gjakun nga këpuca e tij me një pambuk. Në këtë moment Sham po shkon në dhomën e tij. Kushi e dëgjon dhe del me vrap por përballet me të. Sham e pyet se çfarë kërkonte në dhomën e tij dhe fillon dyshon. Kushi nuk i kthen përgjigje dhe ikën. Ajo shkon në një klinikë ku bëhen analizat dhe pret derisa të dalë përgjigja.
Ata i thonë se gjaku është i grupit 0 negativ. Kushi kthehet në shtëpi dhe pyet Anxhalinë gjatë një bisede se çfarë grupi gjaku ka Arnav. Anxhali i thotë 0 negativ. Kushi këtu e kupton që Sham është rrëmbyesi dhe i kujtohen të gjithë skenat me Sham. Ajo shkon në dhomën e tij ndërsa ai ndodhet me kurriz dhe i thotë se e di që ai e ka rrëmbyer Arnavin. Kushi e kap në shpatulla dhe e kthen nga vetja por habitet kur sheh që është NK dhe jo Sham. Kushi detyrohet t’i tregojë NK-s gjithçka.
NK nuk e beson që Sham është rrëmbyesi. Ai shkon në dhomën e Sham dhe i thotë atij se do i marrë këpucët. Nk zgjedh këpucët që kanë shenjën e gjakut dhe pyet Shamin pse ka njollë të kuqe. Sham habitet. Nk i thotë se do e pastrojë ai por Sham nxehet dhe thotë se do e pastrojë vetë. Nk bindet që Kushi kishte të drejtë shkruan revistawho.com. Ai shkon tek Kushi dhe i thotë të veprojnë me zgjuarsi dhe ajo s’duhet t’i thotë Shamit që e di të vërtetën. Në mëngjes Nk dhe Kushi shikojnë fshehtas Sham. Ai po lexon disa letra në dhomën e tij. Ndërkohë Anxhali del nga tualeti dhe në këtë moment Sham i fut letrat në çantë.
Anxhali e pyet Shamin se ku po shkon dhe ai i thotë se po shkon në gjykatë. Anxhali i thotë se po gënjen pasi ai po shkon në një agjenci udhëtimi. Sham habitet. Anxhali thotë se ata i morën në telefon pasi nuk mund të lidheshin me të. Sham justifikohet dhe thotë se ka menduar që para lindjes së bebit ato të shkojnë me pushime. Anxhali i thotë Shamit se është shumë i mirë dhe e bind që edhe ai të bashkohet me ta për ritualin. Kushi i thotë NK-s të shkojë të marrë letrat që Sham futi në çantë. NK nuk e hap dot çantën pasi ka çelës. Familja mblidhet për ritualin.
Kushi e lë përgjysmë ritualin dhe shkon tek dhoma e Sham për të gjetur çelësin. Ajo kërkon gjithandej. Kushit i bie vathi. Duke kërkuar për çelësin poshtë krevatit në dhomë Kushi ndjen që ka dikë prapa. Ajo kthehet dhe sheh Pajalin. Pajal e pyet çfarë do aty dhe mendon se Kushi po kërkon vathin. Pajal largohet sepse po e thërrasin. Kushi vazhdon të kërkojë dhe poshtë krevatit gjen diçka./revistawho.com.