Kushi shkon në shtëpinë e hallës dhe e përqafon atë duke i thënë se e ka marrë shumë malli. Arnav shikon që Kushi ka harruar celularin në makinë. Ai kthehet dhe i bie derës. Kushi e sheh që është ai dhe e ndalon hallën ta hapë derën. Kushi shkon e hap vetë dhe e shtyn Arnavin jashtë.
Arnav i jep celularin dhe e pyet për gjendjen e hallës. Kushi i thotë se nuk ka nevojë për ndihmën e tij dhe Arnav largohet. Kushi i kërkon të falur Perëndeshës që po gënjen Arnavin por sipas saj është më mire të qëndrojë larg shtëpisë Raizada që Anxhali të jetë e lumtur. Arnav telefonon Kushin dhe i thotë se do që të flasë me hallën por Kushi i thotë se ajo është duke fjetur.
Në këtë moment Arnav dëgjon zërin e hallës. Kushi i thotë Arnavit të presë pasi dikush po e telefonon në telefonin e shtëpisë. Arnav dëgjon Kushin duke folur me pronarin e shtëpisë i cili kërkon qeranë. Arnav ja jep telefonin gjyshes që të flasë ajo me hallën. Kushi bën zërin si halla dhe sikur është sëmurë. Më pas ajo e mbyll telefonin. Akash duhet të shkojë në Mumbai. Arnav bëhet gati të çojë Akashin ndërsa në kthim mendon të ndalojë tek shtëpia e hallës.
Kushi dhe halla janë duke ngrënë petulla të ëmbla në treg. Halla i thotë Kushit se nuk ka paguar 3 muaj qera. Kushi sheh Arnavin duke ardhur dhe dërgon hallën të marrë ujë. Kushi merr në telefon Arnavin dhe i thotë të shkojë në shtëpi sepse halla ka nevojë të qetësohet. Dikush telefonon në shtëpinë Raizada por nuk flet. Një herë telefonin e kap Manorama dhe më pas gjyshja por personi nuk flet. Anxhali vjen dhe u thotë se po del shkruan revistawho.com. Halla e Kushit është duke fjetur dhe bie dera. Kushi e hap dhe sheh Arnavin i cili ka sjellë doktorin me vete. Kushi i thotë se halla po fle dhe ai s’mund ta zgjojë. Arnav e fut doktorin brenda. Ata shkojnë në dhomën e hallës ndërsa ajo është duke fjetur. Doktori e viziton por nuk sheh ndonjë problem. Kushi i thotë se halla ka dhimbje në stomak.
Ajo e nxjerr Arnavin jashtë dhome dhe e gënjen doktorin duke i shpikur një histori sikur nusja e hallës e ka bërë të vuajë dhe është larguar me djalin e hallës. Doktori e kupton dhe se do flasë ai me Arnavin. Doktori i thotë Arnavit se Kushi duhet të qëndrojë këtu disa ditë për t’u kujdesur për hallën. Kushi i thotë Arnavit se do shkojë të blejë ilaçet. Arnav ja merr recetën nga dora.
Kushi do që ta marrë por Arnav nuk ja jep. Ai i thotë se nëse ajo e do recetën duhet të plotësojë një kusht. Kushi e pyet çfarë dhe Arnav afrohet për ta puthur por Kushi ja merr recetën nga dora dhe i thotë se e ka humbur këtë sfidë. Arnav e puth Kushin në faqe dhe i thotë se ai nuk humb kurrë. Manorama mendon për Anxhalinë e cila ka kohë që ka dalë dhe nuk është kthyer.
Ajo shkon të shohë jashtë dhe sheh Anxhalinë duke folur me dikë. Anxhali sheh Manoramën dhe bën sikur po fliste në telefon. Arnav vjen dhe i tregon Kushit historinë që ajo i ka thënë doktorit. Kushi merr vesh që Arnav ka paguar qeranë e shtëpisë dhe e pyet si guxon ta bëjë këtë. Arnav i thotë se ai është burri i saj dhe ka detyrime ndaj kësaj shtëpie. / revistawho.com