Sham shkon tek gjyshja dhe i thotë se Anxhali i tregoi historinë e prindërve të saj dhe Arnav ka të drejtë që nxehet. Gjyshja thotë se fajin për gjithçka e ka ajo gruaja me emrin Garima me të cilën babai i Arnavit kishte lidhje jashtëmartesore.
Sham e pyet Garima? Gjyshja i thotë po ajo e futi në kurth djalin tim dhe nuk e di se çfarë do i bëja po të më dilte përpara. Arnav shkon tek shtëpia e Kushit dhe e merr të gjithë familjen. Sham gjen rastin dhe futet në shtëpi. Ai kontrollon kutinë që fshehu Garima dhe sheh një foto të Garimas me një burrë i cili është babai i Arnavit.
Arnav i sjell të gjithë tek shtëpia e tij dhe familjarët mblidhen për të bërë një lojë. Gjyshja nuk ndodhet aty dhe Sham shkon tek ajo. Ai mundohet ta bindë që të vijë të luajë pasi do që gjyshja të përballet me Gariman por gjyshja nuk vjen. Garima largohet nga loja për t’i dhënë ilaçet babait të Kushit. Sham ndërron ilaçet e babait të Kushit me të gjyshes. Garima po kontrollon për ilaçet. Kushi e humb lojën dhe sipas rregullave ajo duhet të bëjë çfarë t’i thotë Arnav.
Ai e merr Kushin në një dhomë dhe e mbyll dhomën me çelës. Kushi do që të largohet por Arnav nuk e lejon. Ndërkohë gjyshja po bëhet gati të pijë ilaçet por Sham e ndalon dhe i thotë se shërbyesi ka ngatërruar ilaçet e saj me të babait të Kushit. Gjyshja thotë se do shkojë t’ja çojë vetë. Sham buzëqesh pasi plani po i ecën shkruan revistawho.com. Arnav e nxjerr Kushin nga dhoma dhe ja ka mbyllur sytë. Ai e çon tek të tjerët dhe të gjithë qeshin. Kushi shihet në pasqyrë dhe habitet kur sheh që Arnav i ka vizatuar mustaqe në fytyrë. Gjyshja shkon t’i japë ilaçet Garimas.
Më në fund ato përballen me njëra tjetrën. Sham po i sheh i fshehur. Gjyshja i thotë Garimas si guxon të vish në këtë shtëpi. Garima i lutet ta dëgjojë por gjyshja i gjuan më shpullë. Ajo i thotë Garimas: “Duhet ta kuptoja që ishte ti që po fshiheshe nga unë. Ti e more lumturinë e kësaj shtëpie. Ti e largove babain e Arnavit. Fillimisht fute në kurth babain e Arnavit me dashurinë tënde dhe nuk u kënaqe por solle edhe vajzat e tua në këtë shtëpi që të shkatërrosh nipat e mi”.
Garima i thotë se nuk e dinte që babai i Arnavit ishte i martuar por gjyshja i thotë ta mbyllë gojën dhe se do ja shkatërrojë vajzat. Garima bie në gjunjë dhe i thotë: “Çfarë faji kanë vajzat e mia në këtë?” Ajo i kërkon të falur gjyshes dhe i lutet mos t’i ndëshkojë vajzat. Gjyshja i thotë se kjo martesë nuk do bëhet./revistawho.com