Gjyshja i tregon Arnavit të vërtetën. Ajo shkon në dasmë dhe u thotë edhe të tjerëve se Garima është fajtore për vdekjen e prindërve të Arnav. Anxhali bëhet keq ndërsa Kushi dhe Pajal mbrojnë Gariman e cila thotë se nuk e dinte që babai i Arnavit ishte i martuar.
Gjyshja e prish lidhjen e Kushit dhe Arnavit dhe i merr asaj byrzylykët që i dha. P
ajal refuzon të shkojë me familjen Raizada. Ndërkohë Arnav kujton të kaluarën dhe qan. Atij i kujtohen fjalët e mamasë që nuk duhet t’i lëndojë të tjerët dhe merr rrugën për në dasmë.
Arnav bën aksident rrugës. Garima i kërkon falje Kushit që për faj të saj ju prish dita e dasmës. Pajal i thotë Kushit të kthehen tek shtëpia e hallës por Kushi nuk pranon. Ajo thotë se Arnav i ka premtuar se do martohet me të. Kushi pret për Arnavin. Ai vjen në dasmë i plagosur nga aksidenti.
Arnav vendos të martohet me Kushin ndërsa gjyshja i kujton Garimas. Arnav i thotë gjyshes se fajtor është babai i tij që ka mashtruar dy gra dhe nga turpi vrau veten. Arnav dhe Kushi martohen. Natën e dasmës Arnav gjen në dhomën e tij kamerën që Sham ka instaluar për t’i përgjuar.
Ata shkojnë të kontrollojnë laptopin e Shamit. Arnav dhe Kushi janë të bindur se ka qenë Sham shkaku pse Anxhali humbi bebin. Arnav vendos ta denoncojë Shamin në polici por Kushi i thotë që në fillim të mbledhin prova./revistawho.com