Familja Raizada po shohin një film në kinema. Arnav mërzitet pasi Kushi nuk e ka mendjen tek ai dhe ata janë ulur larg njëri tjetrit. Ditën tjetër Arnav është me nerva me Kushin. Ajo e pyet çfarë ka dhe ai i thotë se donte të shihte filmin me të dhe të kalonin kohën bashkë. Arnav largohet me nerva.
Kushi i shkon Arnavit në kompani. Ai është në një mbledhje. Kushi hyn në një dhomë dhe ndërron veshjen. Arnav vjen dhe Kushi i kërkon të falur. Ajo luan disa karaktere dhe këndon ndërsa Arnav e shikon. Në vendin ku ndodhen është errësirë. Kushi papritur dëgjon duartrokitje.
Kur ndizen dritat Kushi nuk mund ta besojë që disa njerëz po i shikonin. Arnav i thotë Kushit se këto do bënte prezantimin e punës. Klientët e Arnavit e pëlqejnë shumë shfaqjen që dha Kushi dhe thonë se ishte e shkëlqyer. Arnav dhe Kushi habiten. Kushi shkon në shtëpi dhe nis përgatitjet pasi Arnav nesër ka ditëlindjen.
Manorama i thotë Kushit të mos lodhet kot sepse Arnav nuk e feston ditëlindjen. Kushi mërzitet. Ajo thotë se Arnav ka ndryshuar pas martesës dhe se do bëjë diçka speciale për të. Arnav vjen dhe i thotë Kushit të mos bëjë gjë për ditëlindje. Akash thotë se hera e fundit kur dikush e uroi Arnavin për ditëlindje ai u bë me nerva revistawho. Mëngjesin e ditës tjetër askush nuk e uron Arnavin.
Ai habitet. Në derë vjen dikush që ka sjellë një tortë por Kushi i thotë se nuk mund ta pranojnë. Arnav pyet Kushin pse e bëri këtë. Kushi i thotë se ai nuk e feston ditëlindjen dhe largohet./revistawho.com