Gjyshja përqafon Arnavin. Gjyshet e Arnavit takohen me mall. Gjyshja merr vesh që Kushi është bashkëshortja e Arnavit. Ajo nuk e bekon Kushin duke i habitur të gjithë. Nani (gjyshja e Arnavit nga ana e mamit) i thotë Arnavit dhe Kushit të mos mërziten sepse do flasë ajo me gjyshen. Gjyshet grinden me njëra tjetrën. Arnav i thotë Kushit të mos shqetësohet sepse nuk është faji i saj. Kushi e kupton që Arnav ka diçka që nuk e pëlqen gjyshen. Ajo e pyet Arnavin pse nuk e ka përmendur më parë gjyshen nga babi. Arnav largohet. Ai shkon tek gjyshet të cilat po grinden pasi gjyshja është me nerva pse nuk është informuar kur Arnav është martuar. Arnav ndërhyn në bisedën e tyre dhe i thotë se askush në familje nuk e dinte. Ai i thotë gjyshes se nuk mund ta marrë në pyetje kur ajo dikur iku dhe s’është interesuar më për të. Gjyshja i thotë Arnavit se ajo mbetet përsëri mamaja e babait të tij. Sapo përmendet emri i babit Arnav nxehet dhe thotë se ai nuk është si babai i tij. Arnav thotë se nuk do që të përmendet më emri i babit të tij në këtë shtëpi. Kushi shkon t’i kërkojë falje gjyshes së Arnavit por ajo e injoron. Arnav i del në mbrojtje Kushit shkruan revistawho.com. Natën Arnav sheh në ëndërr mamanë dhe zgjohet i trembur. Kushi do që ta ndihmojë Arnavin. Ai i tregon se kur ishte 14 vjeç mamaja e tij vrau veten. Kushi e përqafon. Arnav qan. Ditën tjetër gjyshja pyet përsëri për Shamin. Arnav pyet Nanin pse nuk i ka thënë akoma gjyshes për Shamin dhe ajo i thotë se do i tregojë nesër. Kushi shkon gjen në një dhomë të shtëpisë disa foto kur Arnav ishte i vogël. Gjyshja vjen aty dhe i bërtet Kushit. Anxhali mbron Kushin dhe i thotë se e dërgoi ajo atje. Arnav vjen dhe mbron Kushin duke i thënë gjyshes se Kushi është nusja e kësaj shtëpie./revistawho.com.
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...