Arnav dhe Kushi zhvendosen në shtëpinë e Kushit. Arnav mezi ambientohet me shtëpinë e tyre. Ai blen një kondicioner të ri pasi kondicioneri në shtëpinë e Kushit nuk punon. Familja e Kushit ofendohet nga gjesti i Arnavit.
Arnav ndez kondicionerin e ri dhe shtëpitë përreth humbin energjinë pasi kondicioneri që ka blerë Arnav merr shumë energji. Komshinjtë vijnë tek halla e Kushit për t’u ankuar.
Në mëngjes Kushi sfidon Arnavin duke i thënë të ngrejë sende të rënda në sy të komshinjve. Arnav del me kanotjere dhe realizon sfidën që i vuri Kushi.
Arnav nuk ha ushqimin e shtëpisë por porosit ushqim për të gjithë. Ushqimin e paguan halla me paratë e kursyera. Ndërkohë Sham arrin të marrë çelësin kopje por babai i Akashit e sheh.
Arnav vendos të ndihmojë familjen e Kushit. Në lagjen e Kushit po bëhet një dasmë dhe Kushi merr gjithë të ftuarit tek shtëpia e saj. Arnav nxehet nga zhurmat e përgatitjes së dasmës shkruan revistawho.com.
Edhe pse në fillim u nervozua Arnav fillon të ndihmojë për përgatitjet e dasmës. Sham mëson se Arnav ja ka kaluar të gjithë trashëgiminë Anxhalisë.
Shoqet e Kushit e pyesin për dasmën e saj por Kushi i gënjen e mërzitur. Arnav ndihet fajtor kur e dëgjon.
Familja e dhëndrit të dasmës që po bëhet në lagjen e Kushit kritikon përgatitjet që janë bërë për dasmën. Arnav mëson se dhëndri është punonjës i tij dhe e pushon nga puna që nuk e mbroi familjen e nuses./revistawho.com