Kushi sheh në rrugë një person me tatuazh tek dora. Ajo i kujtohet video ku 4 burra ndaluan Arnavin në aeroport dhe njëri prej tyre kishte këtë tatuazhin. Kushi e ndjek. Personi e kupton që dikush po e ndjek dhe ndalon. Ai kthen kokën por Kushi fshihet. Më pas ajo e ndjek sërish por vret këmbën nga gurët dhe e humbet nga sytë personin. Ai vjen prapa Kushit dhe i gjuan me një shufër hekuri. Kushi bie pa ndjenja. Pajal shkon në një restorant dhe pret për Akashin.
Një djalë vjen dhe ulet tek tavolina e Pajalit. Ai i thotë se nuk ka ku të ulet. Pajal i thotë se vendi është i zënë por ai i thotë se do të çohet sapo personi që ajo po pret të vijë. Pajal vihet në siklet pasi ky djalë fillon t’i bëjë pyetje. Pajal çohet dhe ikën. Kushi vjen në vete dhe nuk po e kupton ku është. Vetëm një mur e ndan nga Arnavi. Papritur Arnav ndjen prezencën e saj. Edhe Kushi gjithashtu. Të dy prekin murin që i ndan. Kushi thërret Arnavin dhe fillon qan.
Të dy arrijnë ta shikojnë njëri tjetrin nëpërmjet një dritareje me tela. Arnav mundohet të hapë dritaren me tela. Ai e pyet Kushin si e kuptoi që ishte në rrezik. Kushi kujton momentin kur Arnav i tha “Të dua”. Sapo Kushi bëhet gati t’i kthejë përgjigje vjen rrëmbyesi. Ai i sjell ushqim. Kushi nuk do të hajë. Ai afrohet për ta ushqyer vetë Kushin dhe fillon e ngacmon. Arnav nxehet dhe i thotë: Mos guxo ta prekësh. Me nerva ai hap dritaren me tela dhe kalon nga ana tjetër.
Arnav i gjuan rrëmbyesit. Ai përqafohet me Kushin dhe nuk e lëshojnë njëri tjetrin. Papritur ata dëgjojnë zhurmë dhe vrapojnë. Rrëmbyesit i ndjekin. Kushi dhe Arnav fshihen pas disa kutive. Kushi është mbi Arnav dhe të dy të përqafuar. Më pas ata vrapojnë sërish derisa i zë nata në një pyll. Aty gjejnë një kasolle dhe futen.