Eno Popi është padyshim një nga figurat më të dashura televizive. Si një personazh publik ai ka zgjedhur që përgjatë viteve të njihet dhe flitet vetëm për punën e tij, duke preferuar që për jetën e tij private të jetë paksa diskret.
Së fundmi si rrallëherë Eno ka publikuar një foto me partneren e tij në rrjetin e tij social Instagram. Fotoja është realizuar në Toscana, në dasmën e Arbanës dhe Eduartit, dhe duhet thënë që ata duken tejet elegantë dhe shumë bukur në krahët e njëri-tjetrit.
Eno dhe Atena janë prindër të një vajze. Në një intervistë të dhënë më herët moderatori tregoi se partnerja dhe vajza e tij jetojnë në Kanada pasi ajo aty ka ndërtuar karrierën e saj si, graphic designer. “Atena dhe Livi jetojnë në Kanada. Ajo vjen nga fusha e imazhit, dizajnit edhe ka ndërtuar një karrierë si graphic designer, dhe është dashur të ndjekë një shkollë profesionale shumë të mirë dhe aty ka gjetur një kontratë pune.
Në periudhën që iu desh të bënte këtë lëvizje, Livi ishte shumë e vogël, 1 vjeçe e pak, tani është 4. Ishte shumë e drejtë që të qëndronte me Atenën në atë moment, ishte një periudhë që unë kisha projekte në Top, e bëra vajtje-ardhje paralelisht, më pas pandemia në mes, edhe distanca bëri të vetën.
Unë kam qëndruar me time bijë në periudhën e këtij shkurti të këtij viti dhe vjeshtës. Kur të bëheni vetë do e kuptoni që juve asgjë nuk do t’ ju kishte hyrë në sy para tyre”, rrëfeu Eno në “Më lër të flas” disa muaj më parë.
Nuk dihet nëse ata ende jetojnë larg njëri-tjetrit apo kanë vendosur të bashkohen. Mbetet për t’u parë..