Melisa mori vëmendjen e të gjithëve me postimet e bëra në Instagram pak ditë më parë, të cilat nënkuptonin ndarjen nga Andi.
“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin dhe gjithashtu ai bëri të njëjtin veprim.
Sot përmes një videoje në Instastory, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka folur për herë të parë mbi këto lajme duke u shprehur se nuk ka qenë lojë ndarja e tyre.
Melisa dëgjohet të ketë dhe Andin në makinë duke treguar kështu që nuk janë ndarë.
“Një pyetje kam për këto portalet palaço që thonë Melisa dhe Andi u shtirën, nuk u ndanë, vazhdojnë jetojnë bashkë. Çfarë dreqin desha me arrit unë me ndarjen? Këngë nuk nxorra, intervista nuk shkuam. Aman na lini të qetë”, shprehet Melisa.