Moderatori i njohur Bledi Strakosha, edhe pse tashmë i angazhuar në televizion dhe radio me emisionin “Mirësevjen” në RTSH, vazhdon paralelisht edhe projektet e tija personale duke prodhuar formate për publikun e internetit. Pas “Miku im më i mirë ka 4 putra”, një tjetër format online do nisë në streaming në kanalin e tij në Youtube me titull “Si në përralla”. Një format që na rikthen në kohet kur të vegjlit e lindur në vitet ’80 uleshin përpara ekranit të të vetmit televizion publik për të dëgjuar përrallat e treguar me aq dashuri nga aktorja Marika Kallamata. Ky projekt i ri i Bledit do te sjelle edhe njëherë historitë e magjishme dhe më domethënese të letërsisë për fëmijë të rrëfyera nga disa nga aktorët më të njohur shqiptarë.
Takimi me episodin e parë është në 18 janar në Youtube.