Programi “Histori Dashurie” i autores Ermira Çausholli kushtuar dashurisë, i transmetuar nga viti 2009 deri në vitin 2012, do të ritransmetohet i plotë, ekskluzivisht në kanalin zyrtar Youtube të autores, përmes bashkëpunimit me GO Digital Media. Në episodin e parë është transmetuar historia e çiftit Shkëlqim dhe Mira Hajdari, prindërit e Arbër Hajdarit, të cilët kanë treguar historinë e tyre të dashurisë.
“Ju ka marrë malli për programin “Histori Dashurie”? Që një dekadë më parë solli ne modë dashurinë, që zbuloi vlera të papërsëritshme nëpërmjet dashurisë, që për herë të parë ajo që shihej në ekran ishte e vërteta bio, pa prapaskena e kulisa, pa qëllimin në vetvete për klikime të çmendura apo numër ndjekësish në rrjete.
Ky program fitoi zemrat e gjithë publikut dhe vëmendjen e tij ashtu siç pritej, në menyrë te menjëhershme. Megjithëse ka kaluar kohë , ky program origjinal mbetet unik nga çfarë përcolli në ekran.
Ndaj nga sot vendosa të risjell për ju të gjitha emisionet dhe rrëfimet e çifteve, të të shtatë sezoneve. Me sa duket ka ardhur koha për të zbutur zemrat dhe mendjet e njerëzve me dashuri dhe programe vlerash. Sa e bukur do jetë kjo kujtesë për publikun, aq e bukur dhe emocionuese do të jetë edhe për çiftet pjesëmarrës ne program.”,shkruan ajo.
Për të parë emisionin kliko këtu.