Britney Spears nuk do të jetë më nën kujdestarinë që ka sunduar jetën e saj për 13 vitet e fundit. Deri në shtator, gjykatësja Brenda Penny do të largonte babanë e Britney-t, Jamie Spears, si kujdestari zyrtar me 16 mijë dollarë në muaj, i cili ka pasur në kujdestari karrierën dhe jetën e vajzës së tij për 13 vitet e fundit.
Pesë muaj më vonë, më 12 nëntor, gjykatësja Penny vendosi në favor të kërkesës së këngëtares për t’i dhënë fund, e cila nuk u kundërshtua nga asnjë nga palët e përfshira. Përpara vendimit, avokati i Britney-t, Mathew Rosengart i tha gjykatëses se këngëtarja kishte dëshmuar në mënyrë të përsëritur dhe deklaruar në dosjet gjyqësore se ajo do që t’i rikthehet jeta e saj dhe ajo dëshiron që kjo të përfundojë njëherë e mirë.
Pak javë para se të fitonte lirinë e plotë nga kujdestaria që e kishte privuar në shumë gjëra për 13 vite me radhë, Britney Spears hodhi akuza të rënda ndaj mamasë së saj, se në fakt, kishte qenë ajo ideatorja e kësaj marrëveshjeje. Në postimin, të cilin e fshiu pak çaste më vonë, këngëtarja i drejtohej së ëmës me fjalët:
Ju e dini saktësisht se çfarë keni bërë. Babai im mund të ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë… por ajo që njerëzit nuk e dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën…
Tani, që gjykata vendosi në favor të saj, duke e liruar nga tutela e kësaj marrëveshjeje, këngëtarja refuzon ta takojë mamanë, Lynne Spears. Disa burime pranë saj janë shprehur se:
Disa javë para përfundimit të kujdestarisë, Lynne fluturoi për në Los Angeles duke u përpjekur të rilidhej me Britney-n. Por Britney as nuk e la Lynne në shtëpinë e saj. Ajo është e zemëruar me të. Lynne u përpoq për disa ditë të përpiqej ta vizitonte, por Britney thjesht nuk e lejoi atë.
Rikujtojmë se, në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram ajo tregon dy nga sendet e vogla që ne mbase i kemi çdo ditë me vete në çantën tonë, por që asaj i kanë munguar, duke qenë se nuk mund të menaxhonte asgjë vetë më parë. Këto janë karta e bankës dhe çelësat e makinës.
Gjithashtu, këngëtarja 39-vjeçare, e cila ka dy djem Jayden James 15 vjeç dhe Sean Preston 16 vjeç me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, së fundmi ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, të një vajze të vogël që qëndronte në majë të gishtave pranë nënës së saj, e cila shkruan:
Po mendoj te kem një fëmijë tjetër! Pyes veten nëse kjo është një vajzë… ajo po qëndron në majë të gishtave të saj duke kërkuar diçka… kjo është e sigurt.