Vetëm pak ditë më parë, në portale u përhap me shpejtësi lajmi se moderatorja e “Fun Day”, Fatma Methasani, nuk do të jetë më pjesë e ekranit në sezonin e ri. Arsyeja, me gjasë, duket të jetë pritja e ëmbël e moderatores, edhe pse vetë Fatma nuk ka konfirmuar ende asgjë për lajmin e shtatzënisë.
Edhe pse çifti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani nuk kanë konfirmuar nëse do të bëhen prindër, rrjeti ka vijuar me lajmet e njëpasnjëshme. Së fundi, mendohet se Fatma ka hequr dorë nga programi i saj në InTv, madje këtë e ka bërë qysh në qershor me mbylljen e sezonit.
Burime pranë Iconstyle.al kanë mësuar se Fatma është larguar përfundimisht nga televizioni. Kontrata e saj me InTV ka përfunduar në qershor dhe moderatorja ka vendosur të mos e rinovojë më.
Momentalisht, Fatma vazhdon të jetë kryeredaktore e një portali online, por nuk dihet me siguri nëse është ky angazhimi i saj i vetëm.