Ai ka luajtur personazhin kryesor në një nga filmat më të arrirë të kinematografisë shqiptare, ndoshta më i miri.
Gjinua i “Përrallë nga e kaluara” në këto foto është duke festuar këto ditë me një grup miqsh dhe familjarësh.
Admir Sorra ishte 12 vjeç kur luajti rolin e 14 vjeçarit Gjino në filmin e mbështetur në komedinë e Çajupit shndërruar në një vepër kinematografike të pavdekshme nga Dhimitër Anagnosti.
Marigoja që lufton në emër të dashurisë së vërtetë dhe Gjinoja që duhej të rritej për “të kapur fiqtë” janë dy personazhet e filmit që fitoi çmimin e parë në Festivalin XV Ndërkombëtar të Filmave të Europës Lindore në Bondy France në 1990 / DITA