Xheisara Frisku është ish banorja e Big Brother Vip. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në Top Albania Radio, ku ka dhënë nga një opinion për të gjithë banorët që ndodhen brenda në shtëpi.
Teksa u ndal te Iliri, ajo tha me shaka se po të ishte ende në shtëpi, me siguri do të ishin rrahur.
Nga ana tjetër, ajo tha se Beniada është banorja më e sinqertë.
“ Është strateg, i ka nxjerrë të gjithë nga vetja, shyqyr që nuk ndejta më shumë se do të ishim rrahur.(qesh) Iliri ka eksperiencë, por ka shumë gjëra që kur i kam parë aty nuk më kanë pëlqyer. Më ka ngacmuar në emocionet e mia. Më tha që e beri për shaka por unë nuk e mora si të tillë. Në një moment aty brenda më tha që dua t’ju jap mundësinë ju banorëve të rinj të ecni përpara, e pyeta si ishte kjo që the dhe e përsëriti duke më thënë do të të jap mundësin të tregosh personin që nuk je. E gjitha kjo erdhi sepse në dhomë të rrëfimit thash që Iliri ka bërë hile te loja”, tha Xheisara për Ilirin.
Ndërkohë për Donaldin tha se ai është një djalë i ndjeshëm dhe mjaft i mirë.