Look-u i ri i tij, me shumë kile më pak, nuk është e vetmja surprizë që Kastro Zizo ka rezervuar për ne këto kohë. Si fillim ai bëri rikthimin e tij në ekran me dy emisione, “Kasketa” dhe “Summer Wine”, por planet e tij për ekranin e vogël nuk mbarojnë aspak këtu.
Në një intervistë të fundit për “Dite pas dite”, Kastro ka zbuluar për moderatoren Fjodora Fjora se së shpejti do të ketë një televizion kretësisht të tijin. Po, po, madje ky nuk është më thjesht një plan, por diçka që është shumë pranë realizimit, me artistin që tha se është liçensuar për të hapur sinjalin e televizionit dhe është në fazën e provave teknike.
Sipas tij, televizioni do të jetë i formatit gjeneralist, pra me programe të shumta dhe të dedikuara, ndërsa skenografia do të jetë diçka ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim deri më tani. Nga ana tjetër ai tha se programet do të kenë si target një audiencë të caktuar, megjithëse nuk përmendi një grup të caktuar publiku.
Arsyeja pse kishte vendosur ta ndërmerrte këtë hap është pasi ka ende një audiencë që është ndjekëse e rregullt e televizionit dhe meriton të ndjekë gjëra cilësore dhe edukese, për të “shpëtuar” nga ajo që servirin televizionet në këtë moment në Shqipëri, ndërsa rrëfeu se muzika nuk do të mungojë në programet e televizionit të tij. Sigurisht, nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Megjithatë gjithçka mbetet ende për t’u parë.