Davidi shikon i kënaqur seancat e elektroshokut që doktori i bën Albertos në klinikën psikiatrike.
Agjenti Haime përjashtohet nga trupa policore pas zhdukjes së provës kryesore të rastit të gjyqit të Bruno Lombardos.
Rene rrezikon jetën si pasojë e një mbidoze droge. Klara, pasi zbulon të vërtetën, e këshillon Alberton që të mos i pijë më ilaçet dhe i premton se do ta ndihmojë të dalë nga klinika.