Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia prej kohësh. Pasditen e së hënës, 20 prill, zemra e tij pushoi së rrahuri duke mbyllur sytë përjetë në këtë botë. Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja.
Rikard Ljarja ishte një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.
Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra. Ljarja gjithashtu ka qenë skenarist për filmat e njohur shqiptarë “Pesha e kohës” dhe “Kur hapen dyert e jetës”.
Aktor
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990)
Pesha e kohës – (1988)
Rrethi i kujtesës – (1987)
Në prag të jetës – (1985)
Pranverë e hidhur – (1985)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
Ilegalët – (1976)
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)
Rrugë të bardha – (1974)
Shpërthimi – (1974)
Ndërgjegja – (1972)
Kur zbardhi një ditë – (1971)
Plagë të vjetra – (1968)
Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)
Duel i heshtur – (1967)
Komisari i dritës – (1966)
Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Rita Gjeka: Rikard Ljarja nuk e pranoi titullin ‘Nderi i Kombit’
Rita Gjeka, drejtoresha e Teatrit Migjeni, në një lidhje telefonike me Report Tv, tha se ishte e pikëlluar nga ky lajm edhe pse e priste pasi e dinte që Rikardi ishte i sëmurë. Ajo tha se Rikardi ishte një njeri i madh dhe nuk e pranoi titullin ‘Ndër i Kombit’, aq i përulur ishte.
“E prita me dhimbje këtë lajm edhe pse ka kohë që unë e di që Rikardi ishte i sëmurë. Më 1 nëntor të 2019 insistova që të vinte në 70 vjetorin e teatrit, por mënyrën se si mu përgjigj më ngeli gozhdë në zemër. Ai kishte dëshirë të vinte por e kishte të pamundur, Ajo ishte hera e fundi që e takova. Ai kishte një nostalgji për Shkodrën dhe thoshte ‘për shpirt nuk iki kurrë nga Shkodran’. Ai është shpallur “Nderi i Kombit’ dhe nuk e ka pranuar me e marr çmimin, i tillë ishte Rikard Ljarja”, tha Gjeka
Mevlan Shanaj: Ded ku je? Kjo pyetje vjen në çdo familje në një minutë heshtje
Edhe aktori e regjisori i famshëm Mevlan Shanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e aktorit të njohur Rikard Ljarja.
Ai është shprehur se e gjithë Shqipëria po përjeton dhimbje në këto momente dhe ata i kanë lotët tek sytë e tij të qeshur.
“Ej sot iku RiKard Ljarja! Ej shqiptarë dhimbja ka një emër sot nesër do quhet Rikard, emocioni ka emrin e tij, buzëqeshja është për të, liria ka dashurinë në zemrën e tij, ne shoket lotët i kemi te sytë e tij të qeshur, zemra e tij është në ju që e deshët po kthehet në Shkodrën e jetës së tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerinë.Faleminderit dashuris tënde, ne tashmë dimë vdesim të ndershëm dhuratën e ruajtur zemrës tënde sot e hodhe në dritën e arit për të pushtuar gjithesinë? Dritë pastë emri vepra e shpirtit tënd të bukur, me duar të dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Si e do Shqipëria, Ded! Ku Je! Kjo pyetje vjen në cdo familje për mje min heshtje. Le të kumbojnë këmbanat e zemrave për të. Lamtumirë miku im! Që mbete mik i shtrenjte!”, ka shkruar Mevlan Shanaj.
Vdekja e aktorit të njohur Rikard Ljarja, reagon Natasha Lako: Fytyra më e dashur e rinisë sime, na le para kohe
Në lidhje me vdekjen e aktorit të mirënjohur shkodran, Rikard Ljarja në moshën 77-vjeçare ka reaguar gazetarja e njohur shqipatare Natasha Lako.
Ajo është shprehur se ai ishte fytyra më e dashur e gjithë riisë së saj me një zemër të pastër e të papërdhosur.
Lako ka shtuar se ai ishte njeri i filmit , teatrit, i penës, i shokëve , i familjes së të bukur dhe i dashurisë së pafund.
“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë ! Fytyra më e dashur e rinisë sime , zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur , shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mencur me qëndresën më fisnike.
Zë kumbues , i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit , teatrit dhe i penës, i shokëve , i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, ka shkruar Ljarja.