au Dones, ishte një nga zërat më të dashura të muzikës rock-pop spanjolle, i njohur për publikun e gjerë për këngë të shndërruara në hite verore si “Depende” dhe “La Flaca”.
Lideri i grupit spanjoll Jarabe de Palo ndërroi jetë në moshën 53 -vjeçare, pas një lufte të gjatë me kancerin, i shfaqur në verën e vitit 2015.
Lajmin e ka shpallur vetë familja në faqen e tij zyrtare, duke falënderuar gjithsesi stafin mjekësor dhe duke kërkuar respektin e privatësisë në këtë moment të vështirë.
Lindur në një qytezë të Aragonës, por i rritur në Barcelonë, këngëtari mori famë në fundin e viteve ’90 me hitet “La Flaca” dhe “Depende”, dhe më pas u shqua për marrëdhënien e ngushtë me kolegë italianë, si Jovanotti, Fabrizio Moro dhe shqiptarin Ermal Meta, me të cilin këndoi në duet këngën e këtij të fundit, “Voodoo Love”.