Mes dhjetëra qytetarëve që po lufton me COVID-in është edhe artistja, Justina Aliaj. Lajmin e ka dhënë një miku i saj, Sokol Parruca.
Nuk zgjedh që t’i japë kurajo, pasi për këtë është i bindur se Aliaj nuk ka nevojë se është pjesë e karakterit të saj, por kujdeset t’i thotë se është pranë saj edhe në këto momente të vështira.
Një apel ka pasur edhe për mjekët.
“Justina Aliaj, po vuan mungesën e frymëmarrjes në spitalin Infektiv. E gjithë vëmendja jonë është tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo, se ti je tip kurajoze, e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete dhe ia ke dalë. Dhe sot do ia dalësh. Ti e di, se të gjithë jemi aty me ty, të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë, siç na ke dhënë ti me artin tënd, shpirtin tënd. Të nderuar mjek! Sot, para jush qëndron e shtrirë një heroine, një aktore e madhe, një artiste e madhe, një njeri i madh. Ju lutem , perunjesisht ju lutemi shpëtoni JUSTIN”, shkruan miku i saj Sokol Parruca.