Kryeministri Rama ditën e sotme njoftoi ndalimin e qarkullimit në disa qytete të Shqipërisë përfshirë këtu Tiranën dhe Durrësin.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Edi Rama ka njoftuar se dhe mediat që do të raportojnë duhet të marrin masa për të akredituar mjetet e tyre që të garantojnë raportimin.
PËR TË KRYER SHËRBIMET E TYRE INFORMATIVE GJATË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS BRENDA PERIMETRIT TR-DR, MEDIAT TELEVIZIVE DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRUPAVE TË TYRE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT NË TIRANË – shprehet kreu i qeverisë.